Mbajnë ende gjallë shpresën e kualifikimit, Brahim Diaz: Kemi cilësi, e mundim edhe Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 11:35

Mbajnë ende gjallë shpresën e kualifikimit, Brahim Diaz: Kemi cilësi, e mundim edhe Liverpulin

Për herë të parë që nga prilli i 2006-ës Milani nuk pësoi gol në tokën spanjolle. Që nga viti 2013 kur fitonin ndaj Sëlltikut, për kuqezinjtë në transfertë kishin ardhur pesë humbje dhe dy barazime. Suksesi i së mërkurës erdhi falë golit të Mesiasit, por edhe paraqitjes së Brahim Diazit që në Spanjë është lindur e është rritur. Spanjolli ka dhënë dje një intervistë për televizionin e klubit ku ka analizuar ecurinë e ekipit në Champions dhe ambiciet sezonale.

BRAHIM DIAZ

Çfarë emocionesh ndihen pas një suksesi të tillë?

Shumë i lumtur, por mendoj se e merituam. Jo vetëm për golin, por për gjithçka që arritëm të bënim në fushë duke shfrytëzuar situatën. Sidoqoftë, mendoj se Atletikon duhet ta kishim mposhtur edhe në sfidën e “San Siro”-s.

E ndjetë presionin e tifozërisë së Atletikos?

E pabesueshme, por na dukej vetja si në “San Siro” (qesh). Jam mirënjohës ndaj tifozëve tanë sepse mbështetja tyre ishte e jashtëzakonshme. E meritonin edhe ata një gëzim të tillë.

Si mundet Brahimi i vogël të dominojë gjigantët e Atletikos?

Unë luaj futbollin tim dhe bëj atë që di të bëj më mirë. Më pëlqen të luaj dhe jam i kënaqur për paraqitjen time. Për më tepër u argëtova. Gëzoj shumë kur zbres në fushë.

Sa mundësi kualifikimi mendoni se keni?

Fituam me meritë e mbase do të kishim merituar ndonjë pikë më tepër në këtë fazë grupesh. Tashmë kemi edhe një ndeshje. E fundit ndaj Liverpulit ka për të qenë një betejë e madhe. Duam të fitojmë e më pas do të bëjmë llogaritë.

E imagjinoni “San Siro”-n kundër Liverpulit?

Normal që po, fundja tifozët na kanë ndjekur gjithmonë e kanë qenë të shumtë në numër. Kemi nevojë për ta dhe besoj me shtysën që do të na japin do të na lehtësojnë disi punën. Uroj që të jenë sa më të zhurmshëm për të qenë lojtari i 12-të.

Si do të jenë ndeshjet e radhës?

Champions-i nuk ka mbaruar, por kjo fitore na jep optimizëm edhe për kampionatin. Që sot (dje) kemi nisur punë për të bërë akoma më mirë në ndeshjet e radhës.

Është e vërtetë që lodhja ndihet më pak kur fiton?

Normal që po, pas një ndeshjeje të tillë lodhja ndihet. Sidoqoftë, për Sasuolon do të jem gati. (qesh)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"