Mazrekaj: VAR-i do bëjë më të drejtë kampionatin shqiptar, viti i dytë do jetë fatsjellës për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 22:23

Mazrekaj: VAR-i do bëjë më të drejtë kampionatin shqiptar, viti i dytë do jetë fatsjellës për titullin

Mentor Mazrekaj mendon se Laçi i këtij viti do të jetë përsëri protagonist për titullin kampion. Në fjalët e tij për “SuperSport”, futbollisti i kurbinasve komentoi se kishte shumë rivalitet për titull, por avantazhi këtë vit ishte VAR-i që do e bënte luftën më të drejtë.

mazrekaj

“Ishte ndeshje e mirë pas asaj me Vllazninë se te ajo kishim vështirësi se në ndeshjet e para janë të vështira. Nuk isha në formën më të mirë, por sot ishte me mirë.

Besoj sa të kuptojmë idetë e tij, stilin e lojës, ritmin e duhur, besoj se nga java e katërt dhe e pestë do të shihni Laçin e vërtetë.

VAR është gjë e mirë se nuk lejon ndërhyrjet e forta, parregullsitë. Në shumë raste ka pasur diskutime, por besoj se VAR do e bëjë më interesant dhe të drejtë kampionatin shqiptar.

Ndryshimi me Duron? Ky është trajner që do më shumë mbajtjen e topit, po besoj që duhet edhe të ketë lojtarët për atë lojë që kërkon. Të shohim në javët në vijim si do të interpretojmë lojën që kërkon trajneri.

Besoj se jemi 7 skuadra që kemi të njëjtat objektiva, minimumi Europën e maksimumi titullin. Besoj se të 7 jemi aty-aty, cila të bëjë gabime më pak, do të arrijë objektivat.

Laçi për titull? Nuk është për herë të parë. E provuam edhe vjet për kampion e nuk ia dolëm, besoj që viti i dytë do të jetë fatsjellës”, tha Mazrekaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"