Mazrekaj kundër pamjeve filmike: Topi e kaloi vijën, por rëndësi ka që shënuam sërish dhe fituam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2017 | 10:15

Mazrekaj kundër pamjeve filmike: Topi e kaloi vijën, por rëndësi ka që shënuam sërish dhe fituam

Një gol “fantazmë” nga ana e Mentor Mazrekajt hapi debat në stadium: e kaloi apo jo vijën fatale? Ishte kjo çështja, deri sa Sukaj gjeti avantazhin. Goditja thuajse perfekte nuk mjaftoi, pasi arbitrat në unison përcaktuan që nuk ishte gol. Pamjet filmike vërtetuan se topi nuk e kaloi vijën në të 76-ën, e megjithatë mesfushori i krahut të majtë mendon të kundërtën.

mazrekaj doka tirana partizani

Edhe pse nuk preferon fort që të flasë për mediat, “Panorama Sport” i shkëputi një deklaratë kosovarit. “Ishte gol. Për mua e kaloi vijën. A më vjen keq që nuk u quajt? Rëndësi ka që ne shënuam sërish dhe morëm pikët”, u shpreh Mazrekaj. Ai e nisi nga stoli ndeshjen, e megjithatë dëshmoi vlerat e tij në momente të veçanta të lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"