Mazrekaj dhe Dallku mposhtin Lirinë e Shkëmbit, Curri ndëshkohet me karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 19:22

Mazrekaj dhe Dallku mposhtin Lirinë e Shkëmbit, Curri ndëshkohet me karton të kuq

Prishtina ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës përballë Lirisë së Prizrenit.

prishtina-liria

Skuadrës kryeqytetase i mjaftoi një gol i realizuar nga Armend Dallku në minutën e 86 pas një goditjeje me kokë të një topi të krosuar nga Mentor Mazrekaj. Përballjen ndaj skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi Prishtina e mbylli me 10 lojtarë sepse Debatik Curri u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 71-të.

Pas 3 javësh, Prishtina mban vendin e tretë me 6 pikë, ndërkohë që Liria renditet e 10-a me vetëm 3 pikë.

Në takimin tjetër të ditës së sotme, Drita barazoi 0-0 me Flamurtarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"