Mazarri, presion Çelsit: Të pres me 60 mijë tifozë
Sport e Martë, Shkurt 21st, 2012
Valter Mazarri nuk do jetë në pankinë në ndeshjen kundër Çelsit, pasi është i pezulluar (mori karton të kuq kundër Vilarealit), por ai mundohet të parashikojë gjithçka, që nga atmosfera, tek ecuria e ndeshjes. Trajneri i Napolit u bënë “presion” anglezëve me tifozerinë e zjarrtë të skuadrës, por edhe me motivimin e lojtarëve të tij. “Kundërshtarin do e presim në një stadium të zjarrtë, me 60 mijë tifozë që do na mbështesin që nga minuta e parë deri në të fundit. Është normale që kjo të jetë një armë më shumë për ne, por mbi të gjitha duhet të ruajmë përqendrimin në fushë. Do jetë një ndeshje, ku detajet mund të ndikojnë në rezultat. Por, më duhet të pranoj gjithashtu se lojtarët janë të motivuar në maksimum. Anglezët janë një ekip që kohët e fundit e kanë ndryshuar skemën. Disa herë kanë luajtur 4-3-3 dhe disa herë 4-4-2. Unë kam kohë që punoj me ekipin dhe jemi gati për t’i përballuar, sido që të zbresin në fushë. Në varësi të modulit të tyre, do të jetë edhe loja jonë”, ka thënë trajneri i Napolit.
Vilas Boas
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Napolin, trajneri i Çelsit ka theksuar edhe një herë tjetër se nuk do të jetë kjo përballja që do të vendosë të ardhmen e karrierës së tij në Londër. “Nesër (sot) do të luajmë një ndeshje të rëndësishme, por mos harroni se ka edhe 90 minuta të tjera në Londër. Edhe në ‘Stamford Bridge’ është një stadium që të fut frikën. Është e vërtetë që ka presion, por unë kam besimin e klubit dhe projektit për ta çuar përpara”, ka thënë Vilas Boas.
Me shume nga kjo kategori:
- Sukaj s’ndalet: Pres ftesë nga De Biazi në Kombëtare
- “Çelsi heroik po fitoi në Mynih”
- Lista, Gega kthen në ekip Hysenbelliun
- Verdiktet, katër kampionë, 2 bien nga kategoria
- Tirana, Rubio vendos kushtet e rinovimit
- Milan, priten edhe tri largime të tjera
- Sporti nga bota
- Festa vazhdon, Skënderbeu merr Kupën
- Festë edhe për Partizanin, bën tris dhe ngjitet në Kategorinë e Parë
- Del Piero e mbyll si kampion: Dua të luaj




























