Mavraj: Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë lider, nesër do të luajmë për trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 15:14

Mavraj: Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë lider, nesër do të luajmë për trajnerin

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, doli në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Uellsit ku foli edhe për problemet e fundit në ekipin Kombëtar.

Mavraj

“Presim shumë gjëra nga ndeshja kundër Uellsit. Pritet reagim, një lojë ndryshe dhe një rezultat i mirë, duke treguar vlerat tona, ato që na kanë bërë të ecim përpara vitet e fundit.

Kemi biseduar pas ndeshjes, por edhe ditën pas ndeshjes. Nuk i kreva detyrat e mia si kapiten dhe si model. Kërkova falje, ndaj shokëve dhe trajnerit. Besoj se ndjesa ime është pranuar, kemi bërë gabime në të shkuarën, por duhet të jemi të bashkuar.

Largimi i Panuçit? Nëse ndodh kjo gjë, është e qartë që çdo pjesëtar i ekipit ka përgjegjësi. Nëse nuk i kryejmë si duhet porositë e trajnerit, natyrisht që ndikojmë në përkeqësimin e situatës. Më ka dhembur në shpirt kur dëgjoja në stadium tifozët, që ishin kundër trajnerit. Duam të bëjmë të pamundurën për të rregulluar gjërat.

Mbrojtja nuk është asnjëherë fajtore e vetme, edhe pse ajo fajësohet kur pësojmë gol. Nuk i kemi treguar gjithë vlerat si skuadër, nuk kemi qenë në nivelin e duhur në dy ndeshjet e fundit.

Këto vendime, kush luan e kush ka përgjegjësi, janë pyetje që nuk më takojnë mua, sepse nuk është detyra ime të formoj skuadër për të ardhmen. Kemi shumë lojtarë cilësorë, edhe të rinjtë kanë cilësi dhe e ardhmja është e tyre, por nuk e parashikoj dot kur do luajnë ata.

Janë përmendur shumë gjera që na mungojnë.  Por, pavarësisht kësaj, ka skuadra që nuk kanë lider, po prap kanë sukses. Na mungon vetëbesimi që ta sjell suksesi. Nuk është se në këto ndeshje skemi pasur shanse. Nuk është se kemi treguar që lojtarët nuk kanë vullnet. Është mirë të kemi një lider që bën gola, të largon nga situata e keqe. Jemi Shqipëria, asnjëherë nuk kemi pasur lider. Janë vetëm 2 në botë.

Nuk ka asnjë shenjë c ‘rregullimi brenda skuadrës, nuk lejojmë që faktorët e jashtëm të luajnë kundër nesh. Nëse erdhi fundi i ciktit, car të bëjmë? Të ndalojmë e të presim të vijnë lojtarët e mirë? Puna duhet të vazhdojë, duhet pak kohë. Gabojmë nëse i krahasojmë skuadrat. Jo vetëm armiqtë tonë, po dhe gazetarët po e vërtetojnë që Shqipëria është ndryshe. Kemi shumë arsye për këtë situatë. Janë rezultatet që të sjellin këtu.

Është shumë e vështirë të përcaktosh një gjë që mungon. Janë shumë gjëra që mungojnë. Kemi edhe mundësi tjetër për t’u kualifikuar në Europian. Shqiptarët e kanë treguar që kohën e vështirë e kthejnë në forcë. Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri. Futbolli është futboll, ke sukses, s’ke sukses. Trajneri ka përkrahje maksimale nga çunat. Asnjëherë nuk ka ndodhur e kundërta. Nesër do luajmë edhe për trajnerin tonë.

Kur dalim në fushë, nuk gabojmë për inat të trajnerit, nuk luajmë kundër ti, këto gjëra që ndodhin janë pjesë e futbollit, ndodhin në çdo skuadër të botës. Ne mundohemi, nuk është se s’po mundohet. Kartoni i kuq i imi erdhi nga mbi ngarkimi, nga dëshira e madhe për të fituar. Kanë qene gabime individuale.

Mënyra e lojës që luajmë tani kanë ndryshuar si nata me ditën. Kemi bërë një zhvillim të madh në futbollin tonë. Jemi duke u fokusuar më shumë në sulm dhe normalisht që krijojmë hapësira”, u shpreh Mavraj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"