Mavraj rrezikon stolin, Kaçe projektohet titullar. Ja provat e Panuçi në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 11:59

Mavraj rrezikon stolin, Kaçe projektohet titullar. Ja provat e Panuçi në stërvitje

Shqipëria do kërkojë fitoren në përballjen me Skocinë, sfidë që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në “Loro Boriçi” dhe që është e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Panuci2

Panuçi në këtë përballje do luajë të gjitha kartat, “gjithçka për gjithçka”. Për këtë arsye, italiani kërkon me çdo kusht fitore dhe kjo arrihet duke sulmuar kundërshtarin, i cili në ndeshjen e vajtjes fitoi me rezultat të pastër 2-0. Stafi teknik i ekipit kombëtar ka nisur piketimet e lojtarëve që pritet të hidhen në fushë nga minuta e parë, ndonëse është herët për të vendosur.

mavraj kombetare stervitje

 

FORMACIONI – Është ende herët për të folur për formacionin që do të hidhet në  fushë nga minuta e parë, pasi stafi teknik i kuqezinjve është akoma në fazën fillestare të përzgjedhjes.

Kace

Sikurse edhe në mbrojtje, italiani po teston dhe po vë në provë edhe mesfushorët. Fillimisht testoi katërshen: Memushaj, Xhaka, Kaçe dhe Gavazaj.

Formacioni i mundshem

Ndërsa në krahun tjetër; Basha, Lilaj, Lila, Kaja. Por ka shumë të ngjarë që italiani t’i besojë katërshes së parë, ndoshta me ndonjë “ndërrim”, duke afruar Lilajn titullar, ndërsa në sulm u provuan Vrioni, Balaj, Manaj dhe Uzuni me skemë 3-5-1-1.

LEONIDHA MUSAJ

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"