Mavraj nuk e ndal dot Dortmundin, verdhezinjtë vazhdojnë kryesimin e Bundesligës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 22:27

Mavraj nuk e ndal dot Dortmundin, verdhezinjtë vazhdojnë kryesimin e Bundesligës (VIDEO)

Borusia e Dortmundit nuk është ndalur as në transfertë ndaj Hamburgut. Verdhezinjtë kanë treguar një formë mjaft të mirë përballë skuadrës së mbrojtësit shqiptar Mërgim Mavraj, duke arritur të fitojnë me rezultatin bindës 0-3.

mavraj aubamejang

Kagava kaloi Borusian në avantazh në minutën e 24-t, ndërsa Aubamejang dyfishoi rezultatin në minutën e 63-të. Ndërkohë Pulisiç vulosi fitoren me golin e realizuar në minutën e 79.

Në ndeshjet e tjera, Hofenhajmi fitoi 2-3 në transfertë me Maincin, Frankfurti fitoi 0-1 ndaj Këlnit, Herta e Berlinit mposhti Bajer Leverkusenin 2-1, ndërsa Frajburgu barazoi 1-1 me Hanoverin.

Pas këtyre ndeshjeve, Dortmundi udhëheq renditjen me 13 pikë, 1 më shumë se Bajerni i vendit të dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"