Mavraj ngre zërin: Nuk mund të vazhdojmë kështu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 21:45

Mavraj ngre zërin: Nuk mund të vazhdojmë kështu…

Nuk ka spaleta në ekip, por ka eksperiencën. Mërgim Mavraj ka ngritur zërin te Grojtherfurthi, menjëherë pas derbit me Nurembergun.

mavraj

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare ka kritikuar ekipin e tij se duket shpesh sikur kënaqet me pak në fushën e lojës dhe nuk shfrytëzon momentet kur ia del që të jetë edhe dominues mbi kundërshtarin.

“Nuk mund të kënaqemi me rezultatin 0-0 me lojën që kemi zhvilluar, rastet që kemi krijuar, zotërimin prej 65% të topit e gjithçka tjetër. Duhet të kërkojmë gjithmonë maksimumin. Duhet të jemi më shumë ambiciozë dhe të mos kënaqemi kurrë me diçka që e arrijmë. Jo vetëm kaq, por nëse e kërkojmë maksimumin që në start, nëse arrijmë të shfrytëzojmë rastet tona për të shënuar, vazhdimi i ndeshjes bëhet edhe më i lehtë”, ka deklaruar Mërgim Mavraj pas derbit me Nurembergun në Bundesligën 2.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"