Mavraj në versionin “Konte”, presion Hamburgut për klauzolën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 17:12

Mavraj në versionin “Konte”, presion Hamburgut për klauzolën

Periudha e merkatos nxjerr më së shumti në pah edhe klauzolat dhe prishjen e kontratës mes klubeve dhe lojtarëve apo edhe mes klubeve dhe trajnerëve. Gjatë ditëve të para të kësaj merkatoje, ishte Çelsi që u detyrua të paguajë klauzolën e largimit për Antonio Konten e mesa duket një futbollist shqiptar ka mësuar diçka prej kësaj fabule. Mërgim Mavraj, sipas mediave gjermane, ka pranuar vullnetin e Hamburg për t’u larguar. Mirëpo, bëhet me dije se shqiptari ka vendosur kushte.

mavraj

“PRESION” – Mbrojtësi kuqezi, i cili u vu në kërkim të një destinacioni të ri, është ende i pavendosur për të ardhmen e tij. Sipas mediave gjermane, destinacionet e përfolura deri më tani nuk kanë kënaqur financiarisht shqiptarin dhe kjo ka bërë që ai të vërë në zbatim planin “Konte”.

Mërgim Mavraj u ka komunikuar drejtuesve të skuadrës gjermane, që do të jetë i gatshëm të largohet nga skuadra e Hamburgut (kjo e fundit kërkon të shmangë pagën vjetore) me një kusht: Që skuadra t’i shlyejë mbrojtësit klauzolën e prishjes së njëanshme të kontratës. Ditët e fundit, vetë Mavraj përdori rrjetet sociale për t’u bërë presion drejtuesve, duke postuar një foto me fanellën e re të skuadrës, pa lejen e drejtuesve. Mirëpo, fakti që Mavraj është nën kontratë edhe për këtë sezon, detyron skuadrën t’i shlyejë pagesën…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"