Mavraj: Nder të mbaj shiritin e Kombëtares, gjërat që Panuçi flet me ne në dhomat e zhveshjes…

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Tetor 10, 2018 | 22:43

Mavraj: Nder të mbaj shiritin e Kombëtares, gjërat që Panuçi flet me ne në dhomat e zhveshjes…

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, në intervistën për Supersport pas miqësores me Jordaninë deklaroi:

mavraj

E prisje të zgjidheshe kapiten?

Një nder kaq i madh nuk pritet asnjëherë. Jam i nderuar, por kam edhe përgjegjësi. Kishim edhe ndeshjen, edhe ishim të fokusuar aty. Unë nuk ta them kë votova, ishte sekrete.

Idetë më të qarta për ekipin para Izraelit?

Nuk besoj se ka qenë test para Izraelit, pasi kjo ndeshje nuk krahasohet me Izraelin. E kemi pasur këtu, dhe e dimë çfarë na pret në Izrael. Kemi luajtur edhe një vit më parë. Me një mendim ishim edhe për Izraelin sonte. Kemi pasur disa raste, por nuk mendoj se duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi tani.

Panuçi nuk foli për Supersport. Ka folur me ju për këtë gjë?

Gjërat që fol trajneri me ne, mbesin mes neve. Në hotel, në dhomat e zhveshjeve, ato mbesin gjithmonë mes nesh. Nëse na tregon arsyen, nuk jua tregoj dot. Nëse vetë ai nuk e thotë, unë nuk kam se çfarë them.

Si mendoni për këtë veprim atëherë?

Është një zgjedhje personale, dhe duhet të respektohet. Siç ne që ju respektojmë juve mendimet, edhe ju duhet të respektoni mendimin e trajnerëve, edhe nëse është ndryshe. Të gjithë kanë përgjegjësi, edhe ai ka detyrat e veta.

Do jeni në 100%?

Ritmi mungon pak, nga Mërgimi që njihni të gjithë. Falenderoj trajnerin dhe Federatën që më kanë ftuar, pas këtyre muajve të vështirë. Më në fund ia dola të rikthehem në fushë, por ende nuk jam në 100%. Kjo ndeshje sot kontribuoi për mua.






www.minuta90.com