Mavraj merr rolin e organizatorit, “vjedh” topin në ndeshjen e Hamburgut ndaj Shalkes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 19:55

Mavraj merr rolin e organizatorit, “vjedh” topin në ndeshjen e Hamburgut ndaj Shalkes

Me eksperiencën dhe formën që ka në repartin e mbrojtjes, Mavraj është një nga lojtarët që shihet si shpëtimi i Hamburgut. Në ndeshjen e fundit ndaj një ekipi me emër si Shalke, mbrojtësi i Kombëtares “ka vjedhur” topin.

mergim mavraj hamburg

Në fund të takimit, shqiptari është renditur në krye të tabelës së statistikave me numrin më të madh të kontaktit me topin, plot 83 herë gjatë takimit. Ndonëse nuk është një lojtar organizator, Mavraj duket qartësisht se është pikë e rëndësishme për skuadrën e Hamburgut dhe përgjegjësia që ai merr gjatë takimit është maksimale, si në manovron mbrojtëse, ashtu edhe kur ekipi del përpara.

Për fat të keq, ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Shalkes. Hamburg gjendet në vendin e 18-të në renditjen e Bundesligës gjermane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"