Sakrifica si Bekenbauer, Mavraj në 11-shen ideale me shpatull të thyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 18:58

Sakrifica si Bekenbauer, Mavraj në 11-shen ideale me shpatull të thyer

Dëmtimet nuk po e lënë të qetë Mërgim Mavrajn, dhe tek Grojther Furthi në Bundesligën e Dytë gjermane, ai vijon të ketë shqetësime. mavraj i demtuar

Kapiteni i Shqipërisë humbi grumbullimin me Kombëtaren në tetor prej një dëmtimi, ndërsa në ndeshjen e kësaj të shtune përballë Darmshtadit, ai dëmtoi shpatullën e majtë.

Ishte minuta e 59-të e takimit, ku pas një dueli në fushë, Mavraj ra në tokë, duke ndjerë dhimbje. 33-vjeçari kishte lënduar keq shpatullën, por gjithsesi ai nuk u dorëzuar. Trajneri e pyeti tre herë nëse ishte në gjendje të luante, dhe të trija herët Mavraj u përgjigj me “Po”.

Ai u rikthye në fushë me krahun e fashuar, pak a shumë njësoj si legjenda e Gjermaisë, Franc Bekenbauer, në Botërorin e vitit 1970 në gjysmëfinalen e paharrueshme me Italinë.

bekenbauer

Teksa luajti i fashuar, Mavraj u dërgua pas mbarimit të ndeshjes në spital, ku analizat treguan se ai kishte dëmtuar ligamentin në shpatullën e majtën, por një nga mjekët shprehej se operacioni nuk ishte domosdoshmërisht i nevojshëm.

Por, më e veçanta është se edhe prej dëmtimit të pësuar, Mavraj doli në formacionin më të mirë të javës që lamë pas në Bundesligën e dytë, duke provuar edhe një herë tjetër vendosmërinë e tij për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. Kjo ishte hera e dytë për kapitenin e Kombëtares që shpallet në 11-shen ideale në kampionat.

73322562_2654781327918740_548198445861568512_n

Por, më e veçanta është se edhe prej dëmtimit të pësuar, Mavraj doli në formacionin më të mirë të javës që lamë pas në Bundesligën e dytë, duke provuar edhe një herë tjetër vendosmërinë e tij për të dhënë maksimumin në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"