Mavraj e quajti njeri pa vlera, reagon trajneri i Hamburgut: Do kisha preferuar që ato fjalë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 13:42

Mavraj e quajti njeri pa vlera, reagon trajneri i Hamburgut: Do kisha preferuar që ato fjalë…

Disa ditë më parë, mbrojtësi Mërgim Mavraj akuzoi ish-trajnerin e tij te Hamburgu si një person pa vlera. Gjithsesi, reagimi i të akuzuarit Kristian Tic ka ardhur disi me vonesë, por jo në tone sulmuese, përkundrazi ai ka dashur që ta shuajë këtë polemikë dhe nuk i është përgjigjur me të njëjtën monedhë futbollistit të Kombëtares shqiptare.

titz-mavraj

“Nuk jam i zhgënjyer apo i mërzitur nga deklarata e Mavrajt. Mund ta kuptoj që për një djalë si ai diçka e tillë mund të duket edhe një çështje nderi, por mendoj se ishte fare e drejtë që t’ia shpjegonim sy për sy se nuk kishim më nevojë për shërbimet e tij. Kjo dalje e tij më duket më tepër mediatike. Do kisha preferuar që ato fjalë të m’i kishte thënë me zë”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"