Mavraj: Duhet një analizë të kuptojmë se çfarë nuk shkon!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 22:45

Mavraj: Duhet një analizë të kuptojmë se çfarë nuk shkon!

Në një intervistë për Procesi Sportiv, mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, deklaroi se me trajnerin e ri nuk po shkon asgjë, pasi lojtarët nuk po bëjnë në fushë atë që kërkon Panuçi. Ai deklaroi se përgjigje për këtë situatë nuk duhet të japin vetëm lojtarët në fushë, por i gjithë stafi.

mavrajj

“Tek dhoma e zhveshjeve, ishim jo mirë. Nuk gjej dot fjalët e duhura. Jo vetëm rezultati, por edhe loja është shumë e keqe. Edhe gjërat që na kërkon trajneri, i kemi të vështirë t’i tregojmë në fushë. Duhet të jemi të qartë në kokë dhe të shohim çfarë nuk shkon. Kjo përgjegjësi na mungon. Duhet të përmirësohemi edhe gjatë ndeshjes. Dëshirojmë të bëjmë presing, por nuk kemi fare ide për presing. Qendërmbrojtësi dhe mesfushori e qarkullon topin shumë lirshëm. Tani duhet të lidhim pak dëshirat që kemi me mundësitë. Për të luajtur në sulm duhet të mbajmë topin, por ne nuk e mbajmë topin sepse bëhemi nervoz, luajmë me topa të gjatë. E kemi humbur fare. Edhe mbrojtjen që e kemi mbajtur stabile, na ka humbur. Janë shumë arsye, dhe nuk është diçka që përmirësohet sot e nesër. Lojtarët dhe tifozët e Shqipërisë, kanë identitetin të luajnë me zemër. Kjo ka qenë gjithmonë forca jonë. Ata që na thonë se po luajmë pa zemër, i them se nuk e kuptojnë fare. Nuk është se përgjigjen vetëm lojtarët në fushë për këtë performancë, por jemi një staf prej 30 personash që duhet të përgjigjen. Dhomat e zhveshjeve? Me këto pyetje nuk merremi ne lojtarët. Ju si gazetarë i dini më mirë, por ne si lojtarë kemi për detyrë të bëjmë atë që na jep trajneri në fushë. Disa herë edhe trajnerit nuk po i funksionojnë skemat si duhen. Kur do të sulmosh më shumë, krijon edhe hapësira për kundërshtarin. Të gjithë presin më shumë nga ne, por edhe një lojë më të bukur. Është hera e parë për mua që tifozët u sollën kështu. Kur tifozët kërkojnë që ndeshja të luhet me zemër, diçka nuk shkon. Duhet të analizohet.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"