Maveje mungon ndaj Shkumbinit, ugandezi pret vizën. Qilimi “gradohet” titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 18:17

Maveje mungon ndaj Shkumbinit, ugandezi pret vizën. Qilimi “gradohet” titullar

Toni Maveje është në pritje të vizës. Edhe pse ndeshja mes Ugandës dhe Ganës u zhvillua që më 7 tetor, lojtari ka ngelur në vendlindje. Ai ka aplikuar për të kompletuar dokumentacionin dhe me të marrë “viston”, të presë biletën për t’u kthyer në Shqipëri. Është ky motivi, që mesfushori nuk është vënë ende nën urdhrat e stafit teknik.

maveje

Mësohet se kjo çështje do të marrë zgjidhje gjatë fundjavës ose maksimumi në fillimjavë, megjithatë e sigurt është që ai e humb Shkumbinin. Në kësi kushtesh, edhe Ze Maria i ka bërë llogaritë pa të për këtë transfertë. Skuadra dje vazhdoi përgatitjet, ndërsa pas ushtrimeve të shumta, në fund u zhvilluan edhe 10 minuta lojë.

Kaq mjaftoi për të “vulosur” titullarët, të cilët nuk pësojnë shumë ndryshime nga java e kaluar, përveç qendrës së mesfushës, ndërsa vendin e Mavejes do ta zërë i riu Qilimi. Ky i fundit ka bindur brazilianin me atë çka ka dhënë në stërvitje, ndaj pritet që ta nisë nga minuta e parë. Porta i mbetet Likës, në mbrojtje rreshtohen: Kërçiku, Turtulli, Uellison e Hoxhallari. Në mesfushë janë edhe Karabeci me Dajën, në sulm do të jetë Ngoo, i mbështetur prej Dokës që do të luajë djathtas dhe Sentamusë në të majtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"