Mauro Ikardi “tërbon” tifozët e Interit, shikoni çfarë ka bërë ish-kapiteni zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 23:21

Mauro Ikardi “tërbon” tifozët e Interit, shikoni çfarë ka bërë ish-kapiteni zikaltër

Mauro Ikardi dhe Interi nuk janë ndarë në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe ish-kapiteni zikaltër nuk humbet rastin për t’i demonstruar se nuk ishte i saktë trajtimi që mori nga klubi i tij vjetër.

IKARDI

Pas barazimit të Interit me Juventusin mbrëmë, që i lejuan bardhezinjve të shkojnë në finale të Kupës së Italisë, sulmuesi i PSG ka bërë publike mbështetjen e festës së lojtarëve juventin.

Një “pëlqim” shkoi tek foto e Leonardo Bonuçit në rrjetin social “Instagram” ku lojtarët e Juventusit po festonin të gjithë së bashku në dhomat e zhveshjes pasi arritën në finalen e kompeticionit italian. Kush e di se si do të reagojnë tifozët zikaltër.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"