Mauro Ikardi “harron” Interin: PSG ishte hapi im i madh në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 17:20

Mauro Ikardi “harron” Interin: PSG ishte hapi im i madh në karrierë

Ish-sulmuesi i Interit Mauro Ikardi ka treguar se transferimi i tij tek PSG ishte një hap i madh në karrierën e tij. Argjentinasi u largua nga “San Siro” në huazim gjatë sezonit 2019-2020, por më pas gjigandët francezë e blenë përfundimisht, pasi 27 vjeçari kontribuoi me 20 gola në 31 ndeshje.

ikardi 1

Ikardi fitoi titullin kampion që në sezonin e tij të parë, dhe shënoi edhe 6 herë në Ligën e Kampionëve ku ndihmoi skuadrën të kualifikohej në çerekfinale. “Ishte e rëndësishme për mua të bëja hapin e madh në karrierë. Jam 27 vjeç dhe kam kaluar shumë kohë në Itali”, tha Ikardi për uebsajtin zyrtar të klubit.

“Dëshiroja të transferohesha tek një ekip si PSG për të fituar trofe dhe për të luajtur në nivele të larta. Kjo është ajo që më bëri të ndryshoja dhe të bëja progres në karrierë”, përfundoi sulmuesi i PSG.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"