“Mauro Ikardi është numri 9 më i mirë që ka futbolli argjentinas”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 20:13

“Mauro Ikardi është numri 9 më i mirë që ka futbolli argjentinas”

Bashkëshortja e lojtari Mauro Ikardi, Vanda Nara ka thënë se largimi i Sampaolit ishte i drejtë dhe tani në krye të pankinës duhet të vijë një trajner i cili nuk duhet të ndikohet nga faktorë të jashtëm.

nintchdbpict000154457021

Zgjedhjet e trajnerit Sampaoli nuk ishin të zgjuara dhe këtë e tregoi paraqitja e tyre në Botëror. Ndërkohë ajo ka thurur elozhe për Ikardin duke thënë se nuk ka një pykë më të mirë se ai për Argjentinën.

ikardi

“Nuk ishte çudi që Mauro nuk u ftua nga Sampaoli, sepse ai e dinte se kishte lojtarë tjerë që e merituan t’i thoshin lamtumirë Kombëtares duke e luajtur Botërorin e fundit. Argjentina luajti dobët. Për t’i ndryshuar gjërat, na duhet një trajner me karakter i cili nuk e lejon veten të ndikohet kur të marrë vendime. Të gjithë duam që Argjentina të bëhet kampione e Botës. I thashë Sampaolit se Mauro është numri 9 më i mirë që futbolli argjentinas ka. Ai është lider dhe kapiten dhe ka personalitet pozitiv”.- ka thënë Vanda Nara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"