Matuidi nuk e ka kaluar koronavirusin, familja në karantinë të plotë edhe për disa ditë të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 16:20

Matuidi nuk e ka kaluar koronavirusin, familja në karantinë të plotë edhe për disa ditë të tjera

Izabele Matuidi, gruaja e mesfushorit të Juventusit Bles Matuidi, njoftoi se francezi duhet të rrijë në karantinë edhe 15 ditë të tjera, duke qenë se nuk e ka kaluar akoma koronavirusin.

juve-blaise-matuidi-a-choque-tout-le-monde-en-italie-iconsport_icon_liv_230917_02_04,194587

32 vjeçari u konfirmua se ishte prekur me COVID-19 në datë 17 mars, ndërkohë ai ishte lojtari i dytë i prekur nga virusi në radhët e ekipit të Juventusit. I pari ishte mbrojtësi Daniele Rugani, ndërsa më vonë u konfirmua dhe i 3-ti, sulmuesi Paolo Dibala.

matuidi-1503432073-11604

Siç thotë gruaja e Matuidit në Instagram, familja e tyre duhet të qëndrojnë në karantinë edhe për 15 ditë të tjera. “Edhe 15 ditë të tjera në karantinë të plotë,” shkruan ajo.

matuidi

 

 

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"