Matuidi: Më duhen një javë pushime në plazh, por e di që nuk mundem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 15:49

Matuidi: Më duhen një javë pushime në plazh, por e di që nuk mundem

Blez Matuidi ka nevojë për pushime. Francezi nuk bën lojëra fjalësh dhe duke folur për “La Repubblica” pranon hapur dëshirën e tij: “Nëse do mundesha, patjetër që një javë pushime në ndonjë plazh do t’i kaloja me shumë dëshirë. Por, ja që e di se nuk mundem.

matuidi

Të premten do të luaj me Francën dhe si kampionë bote në fuqi nuk mund të neglizhojmë asnjë detaj. Është një ndeshje që të gjithë duam ta përgatisim me seriozitetin e duhur”. Alegri thotë se francezi është një nga ata që nuk pushojnë kurrë dhe që janë gati të japin gjithçka për skuadrën e tyre.

Blaise+Matuidi+France+v+Croatia+2018+FIFA+aOzQiyr1ky6l

Edhe Matuidi e pranon këtë fakt, duke shpjeguar për të përditshmen italiane opinionin e tij: “Po përpiqem të jap maksimumin, edhe pse nuk jam në formë optimale. Më bëri mirë që nuk luajta kundër Mançester Junajtidit. Për fat, bëj pjesë në një skuadër që zor se gabon dy ndeshje radhazi dhe ndaj Milanit fshimë humbjen në shtëpi kundër Mançesterit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"