Matuidi ishte nervoz për pankinën, Bonuçi i ulëriti. Situatë aspak e mirë te Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 19:38

Matuidi ishte nervoz për pankinën, Bonuçi i ulëriti. Situatë aspak e mirë te Juventusi

Pankina e radhës me të cilën trajneri Mauricio Sarri dënoi Blez Matuidin, dje kundër Lionit, duket se ka tërbuar shumë francezin, për më shumë pak orë pas rinovimit të kontratës.Matuidi Ronaldo

Por ndoshta, Matuidi nuk ishte thjesht nervoz, por mund të ketë turfulluar disi hapur, duke qenë se një episod që tërhoqi shumë vëmendjen gjatë nxehjes së Juventusit, ishte fakti që Leonardo Bonuçi hoqi dorë në mënyrë të papritur nga një prej ushtrimeve që duhej të bënte dhe iu drejtua Matuidit me një impostim disi nervoz.

Ndoshta, kapitenit nuk i pëlqeu fakti se pa mesfushorin shumë të “relaksuar” dhe disi larg pjesës tjetër të skuadrës dhe diçka i foli me gjeste dhe disa fjalë të forta.

Por se çfarë në të vërtetë i kanë thënë njëri-tjetrit, kjo pritet të mësohet në vazhdim, ndonëse një episod i tillë tregon qartë se diçka te Juventusi çalon edhe nga ana e qetësisë psikologjike të ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"