Mats Humels lë në baltë Gjermaninë, nuk luan ndaj Suedisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 19:36

Mats Humels lë në baltë Gjermaninë, nuk luan ndaj Suedisë

Pas deklaratës së tij se shokët e skuadrës e lanë ekipin të luante vetëm në mbrojtje duket se Mats Humels e ka “tradhtuar” Gjermaninë pasi nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme përballë Suedisë. Mats ka marrë një dëmtim dhe këtë e thotë vet trajneri Lëv.

Mats+Hummels+Germany+vs+Mexico+Group+F+2018+zr1awbD5VLGl

“Mats Hummels nuk do të mund të luajë të shtunën pasi ka dëmtuar vertebrat e qafës dhe gjendja e tij fizike nuk është përmirësuar. Kemi ende kohë gjithsesi për ta parë sesi do të shkojë por kur verifikohen probleme të tilla, nuk zgjidhen brenda një nate. Na duhen futbollistë të mirë në luftën ajrore. Kam një ide, një plan për ndeshjen ndaj Suedisë”, tha Joakim Lëv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"