Mateus sulmon Bajernin e Mynihut: Nuk mund të na shesin moral!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 11:40

Mateus sulmon Bajernin e Mynihut: Nuk mund të na shesin moral!

Lotar Mateus ka gjetur përsëri rastin për të kritikuar ashpër Bajernin e Mynihut.

Mateus

Këtë herë pretekst kanë qenë dy lojtarët rebelë, Robert Levandovski dhe Serzh Gnabri. Të dy lojtarët nuk duan të rinovojnë, me Levandovskin që kërkon me ngulm largimin drejt Barcelonës.

Por pavarësisht ofertave të shumta të Barçës në adresë të sulmuesit polak, Bajerni ka qenë refuzues. Kjo sjellje e bavarezëve nuk i ka lënë shije të mirë Mateusit, i cili e ka cilësuar si arrogante:

“Bajerni ndryshe është sjellë me Gnabrinë e ndryshe po vepron me Levandovskin.

Polaku ka sjellë me vete një klub që është gati të paguajë miliona për të, por Bajerni vazhdon të refuzojë, duke mos e lënë të largohet. Ky është një mësim për Bajernin, që duhet të tregohet i kujdesshëm kur flet për moral për të tjerët”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"