Mateus gjen pasardhësin ideal të Hejnkesit: Bajerni do të stërvitet nga… Lëvi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 9:59

Mateus gjen pasardhësin ideal të Hejnkesit: Bajerni do të stërvitet nga… Lëvi

Për Lotar Mateus, çështja e trajnerit në shtëpinë e Bajernit është akoma një temë e nxehtë. Gjermani ka folur për “Sky” gjatë një diskutimi mbi Bundesligën. “Ëndrra ime është që të qëndrojë Hejnkes, por nuk e di. Shkaku kryesor që ai nuk do të qëndrojë është familja.

lotar mateus

Në qoftë se ai arrin të gjejë kohën për familjen dhe të merret me punën, besoj se do të qëndrojë. Nga ana tjetër, shoh vetëm një trajner ideal që mund ta zëvendësojë Jupin. Ai është Joakim Lëv. Trajneri i përfaqësueses i ka të gjitha mundësitë dhe eksperiencën e duhur për të qenë në krye të Bajernit. Drejtuesit duhet ta marrin me qetësi dhe të vendosin me maturi. Bajerni është një emër i madh, tifozët presin një trajner që të kuptojë filozofinë e ekipit”.

joakim lev

Uli Hënes akoma nuk ka vendosur se kush do të jetë trajneri i ardhshëm në Mynih. Edhe pse ai vet ëndërron akoma, njësoj siç bën Mateus për një qëndrim të mundshëm të 72- vjeçarit. Ndonëse ka shumë pak gjasa që trajneri aktual të qëndrojë për sezonin tjetër, drejtuesit me siguri kanë disa emra në listat e tyre. Çdo gjë akoma është një mister, vetëm thashetheme mediatike dhe prononcime të analistëve të ndryshëm në rubrikat sportive.

bajerni-470x310

Klubi nuk ka dashur që kjo çështje të prekë skuadrën në prag të ndeshjes së Champions-it kundër Beshiktashit në javën e ardhshme, ku gjermanët synojnë të kalojnë në çerekfinale. Një objektiv parësor ky, duke parë se në kampionat Bajerni ka një shkëputje të madhe nga rivalët dhe nuk ndihet i kërcënuar për të fituar titullin e radhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"