Materaci nuk ka dyshime: Njëlloj si me Lautaron, kush ka sy merr një lojtar si Asllani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 22:27

Materaci nuk ka dyshime: Njëlloj si me Lautaron, kush ka sy merr një lojtar si Asllani

Marko Materaci i thur elozhe njerëzve të merkatos së Interit dhe e bën këtë duke marrë shkas nga Kristjan Asllani. Ish-mbrojtësi italian, një emër shumë i njohur në ambientin e klubit milanez me të cilin është shumë i lidhur, beson se futbollisti shqiptar do të ketë një të ardhme të madhe.

materaci

Në intervistën e dhënë për “La Gazzetta Dello Sport”, Materaci ka vlerësuar pikërisht ndërhyrjen e klubit në merkato për të përforcuar radhët duke afruar një talent të tillë si mesfushori shqiptar.

“Akanzhin nuk e njoh por i besoj verbërisht asaj që bën klubi. Ka marrë Lautaron i cili kishte luajtur vetëm në Argjentinë dhe ka fituar bastin, sot është një prej sulmuesve më të mirë në botë. Pastaj mendoj për Asllanin, 20 vjeçar, vetëm kush ka sy dhe beson shkon dhe e merr me atë vendosmëri. Drejtimi që po merr klubi mendoj se është ai i duhuri, por nuk di të them nëse do të vijën rezultatet apo jo”, tha Materaci në intervistën e tij.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"