Mastersi i Parisit/ Surprizohet Novak Xhokoviç, serbi mposhtet nga rusi Kaçanov

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 19:53

Mastersi i Parisit/ Surprizohet Novak Xhokoviç, serbi mposhtet nga rusi Kaçanov

Surprizon Karen Kaçanov. Tenisti rus mposhti favoritin e madh serbin Novak Xhokoviç duke fituar Mastersin e Parisit. Një sukses i jashtëzakonshëm ky për Kaçanov pasi ishte turneu i parë Masters 1000 që fiton në karrierë.

screenshot-9_1541355193-8768006

Xhokoviç i cili shpenzoi shumë energji një ditë më parë për të mposhtur  rivalin e tij të madh Roxher Federer, u dorëzua pa kushte përballë numrit 18 të botës i cili pritet të ngjisë shumë shkallë pas këtij triumfi në renditjen e re të ATP që do të publikohet këtë të hënë.

Xhokovic

Përfundoi 2-0 me sete finalja e turneut 1000 pikësh të Parisit në favor të Kaçanov me shifrat 7-6, 6-4 në 1 orë e 39 minuta lojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"