Mashtroi klube në gjithë Europën, futbollisti tenton të firmosë në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2017 | 11:00

Mashtroi klube në gjithë Europën, futbollisti tenton të firmosë në Shqipëri

Tërbuni i është bashkuar dje shumë skuadrave të njohura në Europë, duke rënë pre e një supermashtrimi nga futbollisti me origjinë suedeze, Aliu Darbo. Futbollisti 24-vjeçar planifikohej si përforcimi cilësor i pukjanëve për t’i ndihmuar të bënin diferencën. Por me sa duket në klub nuk kishin kontrolluar aq mirë precedentët e tij, pasi lojtari është bërë gjatë viteve një protagonist në mediat më të njohura botërore, sigurisht jo për mirë.

darbo

Në fillimet e karrierës së tij ai arriti të luante edhe për Le Mansh, por pastaj filloi serinë e mashtrimeve spektakolare që e bënë shumë të njohur. Në vitin 2012, në media u shfaq lajmi se kishte nënshkruar tre vite për Uigan në Angli, por në klub të gjithë ngritën supet edhe pse në internet qarkullonte fotoja e prezantimit të tij. Më vonë u mësua se Darbo e kishte bërë vetë foton, duke ia kaluar gazetarëve në Gambia, pasi luante për kombëtaret e moshave të këtij vendi.

alieu_darboe-d

Në verën e vitit 2013, u bë realitet mashtrimi i tij më i madh, pasi arriti të nënshkruante me Dinamon e Zagrebit, duke arritur të siguronte edhe zgjatjen e kontratës pas vetëm një muaji. Eksperienca e tij atje zgjati katër muaj, pasi presidenti Mamiç zbuloi mashtrimin që i ishte bërë nga lojtari nëpërmjet postimeve false që bënte në internet apo referencave që nuk ekzistonin.

DarboMamicDinamoscreenshot

Por nuk mbaron këtu. Në korrikun e vitit 2014, klubi i Krotones zyrtarizoi firmën me Darbo. Vetëm 7 ditë më vonë, kjo kontratë u anulua. Sipas mediave suedeze, italianët zbuluan se ajo që u kishte thënë menaxheri i lojtarit, se atë do ta blinte Bajern Mynih në të ardhmen, duke i treguar një dokument fals. Në Gjermani nisën hetimet për këtë çështje dhe u hap një procedim penal për mashtrim.

Gjatë të njëjtës verë, lojtari dhe menaxheri i tij thuajse mashtruan edhe PAOK-un, që zbuloi në kohë se rekomandimi nga drejtori sportiv i Borusia Dortmund, Zork, ishte në fakt fals.

20170113-darbo

Historia e Darbo vazhdon me disa klube të tjera radhazi, këtë herë më pak të njohura nëpër Europë dhe Afrikë, duke nënshkruar në vende si Malta, Egjipti e Algjeria, ndërsa duket se ka kuptuar që një rreng të tillë mund ta luajë edhe në Shqipëri.

Tani pritet të mësohet nëse lojtari ka nënshkruar për pukjanët apo ishte thjesht në fazën e negociatave. Por me precedentë të tillë, vështirë se Darbo do të vërë këmbë ndonjëherë në Shqipëri…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"