Masat ndaj trukimeve të ndeshjeve, BE dhe UEFA nënshkruajnë marrëveshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 19:24

Masat ndaj trukimeve të ndeshjeve, BE dhe UEFA nënshkruajnë marrëveshjen

UEFA ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin Europian, duke kërkuar zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballet sporti i futbollit në këtë periudhë. Ndonëse marrëveshja kishte si temë kryesore zhvillimin sa më normal të “EURO 2020”, i cili do të shtrihet në të gjithë kontinentin, një aktivitet unik në llojin e tij, palët kanë nënshkruar një document, i cili në përmbajtjen e tij përfshinte edhe hapa në luftën ndaj fenomeneve, si trukimi dhe pastrimi i parave nëpërmjet futbollit.

326206_m

Presidenti Aleksander Çeferin dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timermans, nënshkruan një marrëveshje e cila pritet të ndihmojë në krijimin e mundësive më të mira për të luftuar këto fenomene në mënyrë më aktive, për të vene në lëvizje hallka të rëndësishme që dalin jashtë sferës së drejtësisë sportive.

Kësisoj, UEFA do të adaptojë disa nga masat e Konventës Europiane mbi manipulimin e aktiviteteve sportive, ndërsa do të insistohet që në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, autoritetet publike të jenë me prezente në hetime kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla. Një pikë e veçantë e marrëveshjes ishte garantimi i sigurisë dhe mbrojtja e dëshmitarëve të cilët kanë njohuri dhe raportonin për shkelje të tilla.

Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"