Masat e rrepta anti-COVID/ Olimpiada ndalon përqafimet, por jep 150 mijë prezervativë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 23:45

Masat e rrepta anti-COVID/ Olimpiada ndalon përqafimet, por jep 150 mijë prezervativë

Të parashikuara për t’u mbajtur verën e kaluar, por të shtyra për shkak të pandemisë, Lojërat Olimpike të Tokios do të jenë eventi më madhor sportiv i vitit.

697609_1

Siç dihet, aktiviteti do të ngrejë siparin më 23 korrik, ndërsa gjithçka do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, për vetë situatën e vështirë që po kalon e gjithë bota prej virusit COVID-19. Organizatorët disa ditë më parë publikuan edhe protokollin me 33 faqe, të cilin ua kanë dërguar të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadë.

Atletët duhet të respektojnë në mënyrë rigoroze të gjitha udhëzimet, pasi në rast shkeljeje nuk do të ketë tolerime dhe masat do të jenë shumë të rrepta, me skualifikime të menjëhershme nga Lojërat Olimpike.

mQJ_YFoTs_1200x630__1

Kështu, në dokumentin e organizatorëve thuhet qartë se atletët duhet të respektojnë distancimin social, teksa janë të ndaluara përqafimet, shtrëngimet e duarve apo çdo lloj kontakti tjetër fizik. Megjithatë, nga ana tjetër, vërehet re një veprim tërësisht kontradiktor i organizatorëve, nëse i referohemi protokollit. Kështu, japonezët kamë njoftuar se do të shpërndahen plot 150 mijë prezervativë falas për të gjithë atletët pjesëmarrës në Olimpiadë, por gjithsesi u kërkohet atyre që të “respektojnë distancat”.

Kjo gjë ka bërë që të shpërthejnë ironitë, sidomos në rrjetet sociale, pasi të shpërndash prezervativë dhe të kërkosh distancim prej 2 metrash, duket vërtet qesharake. Gjithsesi, këtë vit secili nga 11 mijë sportistët pjesëmarrës do të ketë në “xhep” afërsisht 14 prezervativë në dispozicion, për 17 ditët e qëndrimit në Tokio.

RIO, REKORD ME 450 MIJË COPË

Traditën e shpërndarjes së prezervativëve dhe seksit gjatë Olimpiadës nuk mund ta ndalë as Koronavirusi. Numri i kondomëve të shpërndarë për atletët ka ardhur gjithnjë në rritje.

Nëse në Olimpiadën e Seulit u dhuruan 8500, në Barcelonë ky numër u shumëfishua, duke shkuar në 50.000. Ndërkohë, për olimpiadën e Sidnejit, australianët dhanë plot 70.000 prezervativë. Megjithatë, rekordin e mbajnë Lojërat Olimpike “Rio 2016”, në të cilat u dhuruan plot 450.000, ku çdo atlet kishte në dispozicion nga 45 copë.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"