Masat drastike/ Tronditet klubi i njohur Europian, humbet vendin e parë në kampionat pasi theu rregullat e karantinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:41


Masat drastike/ Tronditet klubi i njohur Europian, humbet vendin e parë në kampionat pasi theu rregullat e karantinës

E besoni apo jo, Liga e Austrisë ka penalizuar me -6 pikë klubin e LASK Linz, pasi këta të fundit u stërvitën në periudhën që ishte e ndaluar reptësisht stërvitja.

5c7b38c4c3b4b33bb0b340a6a9689693

Për shkak të thyer të rregullave të karantinës të përcaktuara nga qeveria austriake, Liga është mbledhur dhe ka dalë në konluzionin se  kryesuesve në fuqi të kampionatit duhet t’i zbriteshin 6 pikë, duke përfunduar kështu në vendin e dytë me diferencë -3 pikë nga Salzburg që ka marrë kryesimin pas këtij vendimi.

Gjithashtu LASK-ut i është vendosur dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh. Kjo masë e rëndë ndëshkuese nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit austriak. Gjithsesi ishin filmimet ato që fundosën kryesuesit e kampionatit, teksa futbollistët u kapën mat nga një kamer amatore duke u stërvitur në grup dhe fshehtazi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com