Masakroi Shqipërinë dhe San Marinon, Kejn në librat e historisë të futbollit anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 0:59

Masakroi Shqipërinë dhe San Marinon, Kejn në librat e historisë të futbollit anglez

Herri Kejn duket se ka lënë pas të gjithë telashet e Totenhem dhe është transformuar plotësisht me fanellën e Anglisë. Sulmuesi ka shënuar 7 gola në pak ditë, ndaj Shqipërisë dhe San Marinos, duke vendosur rekorde të reja për futbollin anglez.

strakosha kejn

Ai mbylli vitin kalendarik 2021 me 16 gola të shënuar me përfaqësuesen, si askush më parë në hisotirnë e saj, ndërsa duhet theksuar se 4 nga këto gola ia ka shënuar Shqipërisë (1 në ndeshjen në Tiranë, 3 në Londër), si dhe 4 San Marinos.

Golat e shënuar në javën e fundit i dhanë mundësinë atij që të bënte një hap të rëndësishëm në renditjen e të gjitha kohëve të përfaqësueses angleze, duke kaluar XhimI Grivs e arritur Geri Lineker në vendin e tretë në kuotën e 48 golave më përfaqësuesen angleze. Para tij janë vetëm dy emra të cilët mund t’i arrijë shumë shpejt me këto ritme, duke marrë i vetëm kreun. Në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohëve është legjenda Bobi Çarlton, me 49 gola, ndërsa vendi i parë i përket Uejn Runit me 53 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"