Masakrohet “Loro Boriçi”, luhen 3 ndeshje për 7 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 9:24

Masakrohet “Loro Boriçi”, luhen 3 ndeshje për 7 ditë

Në fillim Kosova, pastaj Shqipëria dhe dje Vllaznia. “Loro Boriçi” ka mirëpritur 3 ndeshje brenda një jave dhe shihej qartazi që fusha ishte në një gjendje të rënduar, jashtë standardeve që ka qenë.

loro borici bosh vllaznia skenderbeu

Të kuptohemi, që në Superiore ka fusha edhe më të këqija sesa ajo e djeshmja, por duke u nisur nga fakti që stadiumi është i ri, nuk mund të degradojë kaq shumë shpejt.

Loro Borici

Shiu në ndeshjen mes Kosovës dhe Ukrainës (të premten) bëri që tapeti të pësonte dëmtime të shumta sidomos në mesfushë, të cilat nuk u rikuperuan në kohën e duhur sepse të hënën luajti Shqipëria me Italinë dhe dje Vllaznia me Flamurtarin. Përtej faktit që fusha u prish, në “Loro Boriçi” nuk u fitua asnjë ndeshje nga këto të tria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"