Masakrohet fusha e Lushnjës, 8 ndeshje në 16 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 20:05

Masakrohet fusha e Lushnjës, 8 ndeshje në 16 ditë

Lushnjarët do të presin nesër në shtëpi Teutën e vendit të parafundit. Referuar renditjes momentale, të dyja këto skuadra bien nga Superiorja. Lushnja pret matematikën për të zyrtarizuar rrëzimin. Lushnjarët kanë nisur përgatitjet në kuadrin e kësaj ndeshjeje me vështirësitë e zakonshme të mungesës së fushës stërvitore. Ngjeshja e kalendarit në këtë periudhë krijon një skandal më vete sa i përket fushës së stadiumit të Lushnjës, e cila sapo është rikonstruktuar.

Roza Haxhiu

Fusha e stadiumit “Roza Haxhiu” do të jetë e ngarkuar deri në fund të marsit, ku intensiteti i ndeshjeve do të jetë një masakrim në vete. Ndeshjeve që zhvillon skuadra e Lushnjës dhe ekipet e moshave do t’u shtohen edhe dy takime miqë- sore, që do të luajë Kombëtarja U19 me homologët e Kazakistanit. Në “Roza Haxhiu” pritet të luhen 8 ndeshje brenda 16 ditëve, gjë cila mund të lërë pasoja. Federata nuk e lë ekipin të stërvitet në këtë terren, por i shton ngarkesën.

11 mars
U-17/ Lushnja-Tomori 5-0
U-19/ Lushnja-Tomori 4-3
14 mars
Lushnja-Laçi 1-3
18 mars
Lushnja-Teuta
21 mars
U-17/ Lushnja-Vlora
U-19/ Lushnja-Vlora
24 mars
U-19/ Shqipëri-Kazakistan
27 mars
U-19/ Shqipëri-Kazakistan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"