Masakrohen fushat, kamerdarja e futbollit është kompleksi i federatës në Kamzë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 20:53

Masakrohen fushat, kamerdarja e futbollit është kompleksi i federatës në Kamzë

Infrastruktura mbetet “thembra e Akilit” për futbollin shqiptar. Mangësinë e terreneve e vërteton më së mirë ngarkesa që mban brenda një dite Qendra Stërvitore e Ekipeve Kombëtare në Kamzë. Ky kompleks i menaxhuar nga FSHF mund të konsiderohet si një kamerdare shpëtimi për futbollin shqiptar. Gjatë ditës së djeshme, në këtë qendër është vendosur një rekord, pasi janë luajtur 11 ndeshje futbolli dhe një seancë stërvitore.

kompleksi kamez

Kjo ngarkesë është një “masakrim” për terrenet dhe orar i tejzgjatur për punonjësit, por gjithsesi shpëtim për futbollin e varfër shqiptar. Dje puna ka nisur me ndeshjet e moshave dhe ka përfunduar me stërvitjen e Partizanit dhe ndeshjen e Kategorisë së Tretë, Rubiku- UZKM. 2 ndeshje moshash, një ndeshje femrash, dy ndeshje të Kategorisë së Tretë, 6 takime të ligës amatore dhe stërvitja e Partizanit përbënë ngarkesën e djeshme të kompleksit të Kamzës.

kamze

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"