“Masakra” e 20 majit, FSHF dërgon Jorgjin në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 10:16

“Masakra” e 20 majit, FSHF dërgon Jorgjin në Korçë

Më 20 maj të vitit të kaluar me vendimet e tij praktikisht vendosi titullin kampion, duke favorizuar Kukësin në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Mirëpo, pasi kaluan afro tetë muaj, Enea Jorgji u rikthye të gjykonte një takim të korçarëve në kampionat, pikërisht në fitoren ndaj Vllaznisë 1-4 në fundin e fazës së dytë.

Jorgji

Ndërkohë, sot gjyqtari që mban stemën e FIFA-s do të rikthehet të gjykojë korçarët në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, pikërisht ndaj Flamurtarit. Gjatë këtij sezoni, arbitri elbasanas ka gjykuar disa herë vlonjatët, veçanërisht në ndeshjet e luajtura në stadiumin “Flamurtari”. Klubi korçar e shpalli “non grata” 11 muaj më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"