Masa e parë ndëshkimore, PAOK-u pezullohet pa afat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 12:33

Masa e parë ndëshkimore, PAOK-u pezullohet pa afat

Skuadra greke e PAOK-ut ka marrë masën e parë ndëshkimore pas trazirave të ndodhura në sfidën ndaj AEK-ut ku presidenti i klubit bardhezi u fut në fushë me armë në brez duke kërcënuar gjyqtarin e takimit për golin e anuluar.

presidenti paok

Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Klubeve Europiane të futbollit (ECA) vendosi në mënyrë unanime që të pezullojë menjëherë klubin grek nga aktivitetet, vendim që u mor në bazë të statuteve të saj.

ECA bëri të ditur gjithashtu se pezullimi do të mbetet në fuqi deri në një vendim të dytë, që do të merret më 27 mars, data kur do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e saj në Romë.

ECA

Por jo vetëm kaq, pasi mësohet se do të zhvillohet edhe një takim me drejtuesit e federatave angleze, franceze e greke, të cilave UEFA do t’u kërkojë marrjen e masave ndëshkuese drastike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"