Masa drastike ndaj tifozëve, klubi anglez përjashton përjetë tifozët problematikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2018 | 18:33

Masa drastike ndaj tifozëve, klubi anglez përjashton përjetë tifozët problematikë

Shumë tifozë të Uest Hem, zbritën në fushë në ndeshjen ndaj Bërnlit, në takimin e datës 10 mars, duke protestuar për gjendjen aspak të mirë që po kalon ekipi i tyre, teksa gjendet në zonën e ftohtë të Premier Ligës dhe lufton për mbijetesë.

uest hem tifozet

Por, klubi anglez ka marrë masa drastike, për të dënuar tifozët që zbritën në fushë atë ndeshje, e për të parandaluar ngjarje të ngjashme. Uest Hem ka dënuar përjetë disa tifozë, që të mos futen më në stadium. Zëvendës presidenti Keren Dredi, kërkoi ndjesë për ngjarjet e asaj dite, duke e quajtur si një nga ditët më të dhimbshme në historinë e klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"