Martini në krahë të Brdariç, ja trajnerët e Superiores që ndoqën derbin në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 23:28

Martini në krahë të Brdariç, ja trajnerët e Superiores që ndoqën derbin në stadium

Përveç tifozëve, derbi mes Partizanit dhe Tiranës, ndiqet me shumë interes edhe nga trajnerët e tjerë të Superiores.

bandicam 2021-01-21 19-08-13-110

Ishin plot katër trajnerë që kanë ndjekur nga afër ndeshjen mes dy skuadrave në “Elbasan Arena”. Trajneri i Teutës, Edi Martini është pranë trajnerit kryesues, Thomas Brdariç. Gjithashtu prezent janë edhe trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj dhe ai i Kukësit, Rrahman Hallaçi.

Të 4 këta trajnerë ndoqën nga afër ndeshjen, për të kuptuar disi edhe skuadrat, të cilat do i kenë kundërshtare në kampionat. Gjithashtu prezent në shkallët e stadiumit ka qenë edhe sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"