Martini me dy mungesa dhe Plaku në dyshim, Shkëmbi ndryshon skemën. Ja formacionet e mundshme në Teuta-Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 11:47

Martini me dy mungesa dhe Plaku në dyshim, Shkëmbi ndryshon skemën. Ja formacionet e mundshme në Teuta-Dinamo

Teuta ka mbyllur dje përgatitjet për takimin e javës së tretë ndaj Dinamos. Seanca e fundit është zhvilluar në fushën e stadiumit “Niko Dovana” duke shfrytëzuar faktin se punimet aty nuk kanë nisur ende për ta përmirësuar gjendjen e tapetit.

TEUTA DINAMO

Martini është fokusuar më tepër tek ana taktike në këtë takim. Mungesë e sigurt sot në Rrogozhinë është mbrojtësi i djathtë, Bllagoja Todorovski, i cili u ndëshkua me të kuq ndaj Vllaznisë.

Nga ana tjetër, edhe në këtë takim nuk do të jetë i gatshëm Lorenco Vila, i cili pavarësisht bashkimit me grupin në stërvitje, ende nuk mund të përdoret nga Martini.

Në dyshim është sulmuesi Sebino Plaku, i cili ka pasur një kontraktim në kofshë dhe do të shikohet deri në momentet e fundit gjendja e tij për të vendosur nëse do të luajë.

Në formacion rikthehet serbi Ivanoviç, ndërsa nga minuta e parë do të luajë edhe mbrojtësi i djathtë, Hektor Idrizaj.

Trajneri Bledi Shkëmbi ka dhënë udhëzimet e fundit për ndeshjen me Teutën. Këtë herë ai ka menduar për një skemë ndryshe, me dy sulmues nga minuta e parë.

Në dy ndeshjet e para, me Kastriotin dhe Laçin, Dinamo ka luajtur 4-2-3-1, me Çinedunë në majë të sulmit, ndërsa sot pritet që afrikani të ketë në krah edhe Skukën.

Prapa kësaj dysheje do të jetë kapiteni Agim Ibraimi, ndërsa treshja e mesfushës, me shumë mundësi do të përbëhet nga Sidibe, Demiri dhe Samake.

Mbrojtja nuk ndryshon me katërshen Siljanovski, Sofranaku, Imami dhe Isaevski. Me këtë skemë, Gavazaj dhe Mihana pritet që ta nisin nga stoli. Gjithsesi, deri në momentet e fundit Shkëmbi mund të ndërrojë.

TEU

DIN

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"