Martini llogarit fitore ndaj krutanëve, ja formacionet e mundshme në Teuta-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2021 | 10:45

Martini llogarit fitore ndaj krutanëve, ja formacionet e mundshme në Teuta-Kastrioti

Teuta zhvilloi dje seancën stërvitore të radhës në Durrës, në kuadër të sfidës ndaj Kastriotit, që do të luhet të dielën në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

TEUTA

Atmosfera në ekip është e kënaqshme dhe kundër krutanëve synohen tri pikët për të qenë edhe më afër kreut. Në prolog të stërvitjes, trajneri Martini u foli futbollistëve për rëndësinë e kësaj ndeshjeje duke u kujtuar se në këtë moment vlejnë vetëm pikët. Ai insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me pak më tepër impenjim mund të arrijë gjëra të mëdha këtë sezon.

Atmosfera në skuadër është e lartë, ndërsa i gjithë grupi do të jetë në dispozicion të stafit teknik, ku dyshimi i vetëm mbetet sulmuesi Koubemba, i cili ka një dëmtim në kofshën e këmbës dhe vazhdon me fazën e riaftësimit.

Ai pritet të bashkohet me grupin sot, ku do të shihet a është për ndeshje. Në Durrës janë të bindur se këtë javë do t’ia dalin me fitore, ndaj edhe do të synojnë që të sigurojnë tri pikët me krutanët.

Gjatë javës së shkuar, trajneri Edi Martini ka pasur mungesa lojtarësh, ku Idrizaj nuk ka qenë nën urdhrat e shkodranit të pankinës durrsake. Por, Idrizaj tashmë është bashkuar me skuadrën prej ditësh dhe do të jetë gati.

TITULLARËT

Teuta mund të këtë një mungesë të rëndësishme. Pepi Georgiev mund të jetë e reja e Teutës në sfidën me Kastriotin. Kjo, pasi sulmuesi Kevin Koubemba është në dilemë dhe do të shihet deri nesër nëse do të rikuperohet apo do të mungojë ndaj krutanëve.

Mbrojtja do të kthehet me katër, ku Todorovski, Selmani e Ivanoviç edhe Xhekson luajnë para Qirkos. Më përpara në mesfushë Aleksi, Daja, E.Vila, ndërsa në sulm Kallaku, Plaku e Georgiev (L.Vila). Lojtarë që me shumë mundësi do të përbëjnë 11-shen anti-Kastrioti.

for

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"