Martini: Ky stadium më sjell fat, Frashëri dhe Todorovski janë miq, Kallaku kthehet nesër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 19:19

Martini: Ky stadium më sjell fat, Frashëri dhe Todorovski janë miq, Kallaku kthehet nesër

Edi Martini u shpreh pas fitores së rëndësishme ndaj Partizanit se stadiumi “Selman Stërmasi” i sjell fat duke kujtuar se ka fituar më parë si trajner i durrsakëve në këtë stadium me rezultatin 1-2.

maritni

Referuar ndeshjes, tekniku shkodran theksoi se ekipi sakrifikoi në lojën mbrojtëse duke tërhequr Vilën me Aleksin për të lënë të lirë Kallakun. Duke folur për përplasjen mes dy lojtarëve të tij Frashëri dhe Todorovski, Martini theksoi se ata në pushim po dialogonin me njëri-tjetrin dhe mbeten miq.

Sipas tij, mesfushori Kallaku do të jetë nesër gati për stërvitje.

“Fitore me Partizanin – Kam fituar 2-1 dhe më para si trajner i Teutës. Ky stadium sjell fat. Duhet ta kthejmë .Duhet të rritemi dhe të vazhdojmë të luajmë me përqëndrim. E kishim parë Partizanin. E dija që do të ndjenin presionin. U thashë të kemi kujdes kur dalin para.

Kallaku – Është një goditje. Jam i sigurtë që nesër do të jetë gati për stërvitje

Loja – Kemi sakrifikuar pak më tepër. Kallaku na ndihmoi në fazën mbrojtësi. Vilës dhe aleksit u thashë të mbyllemi nga krahët. Sakrifikuam shumë me ta në mbrotjje. Kemi bërë që Kallaku të jemi më përpara. Kjo na eci mjaft mirë. Shpresoj të vazhdoj kështu.

Frashëri kapi për fyti Torovskin. Nuk janë shenjë e mirë. Po bisedimnin në pushim. Janë shokë. Ka patur emocionet paraqitjeve jo të mira. Ndoshta janë presioni. Janë shokë të mirë”, përfundoi Martini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"