Martini: Ky barazim nuk na falet, në dy minuta mundet edhe të mposhteshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2021 | 19:15

Martini: Ky barazim nuk na falet, në dy minuta mundet edhe të mposhteshim

Trajneri i Teutës, Edi Martini, thekson se barazimi i sotëm është një hap i gabuar nga skuadra e tij. Ai ka kritikuar sidomos paraqitjen e skuadrës në ato minuta ku pësoi golin dhe rrezikoi edhe të pësonte golin tjetër, siç shpjegoi në “SuperSport” pas duelit.

martini

“Është gjynah të humbim dy pikë sot, kontrolluam pothuajse gjatë gjithë kohës lojën, kishim mundësi të mbyllnim ndeshjen e nuk shënuam. Ishin 2 minuta që na kushtuan jo vetëm golin por ne mund të na kushtonin edhe të dytin. Pas shënimit i lëshuam terren kundërshtarit e vuajtëm, nuk ishim të zot të dilnim, patëm mundësi ta mbyllnim po pastaj vjen ai gol dhe dënohesh.

Gruda është lojtar që rritje e sipër, po fiton pjekurinë me këto minuta. Do i vijë koha të jetë pjesë e ekipit, ne funksionojmë si ekip, ndeshje të tilla nuk mund t’i humbasim, ne ky barazim sot nuk na falet.

Edhe pse kemi shënuar shumë gola, megjithatë duhet të riparohen disa gjëra në repartin e sulmit se nuk jemi efikasë. Shkojmë qartë para portës e pastaj shfaqim vështirësi, duhet të riparojmë me patjetër pasi kampionati sa vjen e bëhet më i vështirë.

Kumbemba ishte i dëmtuar dhe mungesë e madhe sot. Jemi ekip, nuk funksionojmë me emra. Jemi apo jo të kënaqur me lojtarët nuk bëhet tani analiza, por në fund të fazës. Nuk mund të jap përgjigje në këto momente, por ky kontingjent lojtarësh jemi. Janari vjen shumë shpejt, ne duhet të fokusohemi me këto lojtarë që kemi, me shumicën e tyre jam i kënaqur dhe analizat nuk janë për t’u bërë tani”, tha Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"