Martini: Kriza e pikëve të fut në siklet. Nuk duhet të binim pre e provokimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 19:22

Martini: Kriza e pikëve të fut në siklet. Nuk duhet të binim pre e provokimeve

Humbja e Teutës është pritur me zhgënjim në kampin durrsak për vetë mënyrën se si u mor. Pas ndeshjes, tekniku Edi Martini nuk e shprehu keqardhjen për disfatën, dukë vënë theksin se të dy golat e pësuar ishin aksidental. Pas ndeshjes, në prononcimin për SuperSport, Martini u shpreh:

bandicam 2021-11-26 19-17-20-284

“Të vjen keq sepse ishte ndeshje që shënuam, arritëm të marrim portën e kundërshtarin, por pa rrezikshmëri para portë. Kishim raste me mbyll lojën, futbolli të dënon ashtu si na dënoj ne sot.

Topi ishte në favorin tonë, anësori dha faull në krahun tjetër, është rast për tu parë. Duhet të tregoheshim më gjakftohtë të mos binim pre e provokimeve, duhet të ruanim qetësinë. Një moment të dënon, ashtu siç morën penalltinë dhe shënuan në fund. Futbolli të dënon.

Duhej të mbyllnim ndeshjen më para. Momentet kur duhen pikët stresi vjen vet, mbas atij barazimi donim të merrnim pikët maksimale, dhe nuk arritëm të qarkullonim topin në fundin e ndeshjes. Kriza e pikëve të fut në siklete të tilla.

Pësimi i golave të shumtë: Problemi i golave të pësuar nuk është sot, por që në fillim. As kemi marrë këtë javë nuk kemi mare gjatë gjithë kampionatit. Kemi ndryshuar diçka në mbrojtje, kanë ardhur dy qendra të reja që nuk janë konsoliduar totalit me ekipin, sot bëmë një ndeshje nga më të mirat në mbrojtje, penalltia dhe goli ishin aksidental. Kemi diçka që nuk shkon në aspektin e lojës.
Zëvendësimet: Në minutë n e 83-të nxorëm Kallakun, pati një dëmtim, thirri mjekun. Vrapoi shumë sot, dhe futëm Dajën për të përforcuar aspektin e mbrojtjes, kur u bë 1-1 rrezikuam me dy sulmues, por pësuam dhe golin e dytë”, u shpreh Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"