Martini: Kemi pësuar gola sa gjysma e kampionatit të kaluar. Gabuam të gjithë, përfshirë edhe unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 22:17

Martini: Kemi pësuar gola sa gjysma e kampionatit të kaluar. Gabuam të gjithë, përfshirë edhe unë

Trajneri i Teutës, Edi Martini, nuk e bën dramë humbjen e sotme ndaj Tiranës, të parën në këtë kampionat për fituesit në fuqi të Superiores. Në fjalët e tij për “SuperSport” pas sfidës, megjithatë tekniku i durrsakëve theksoi se ekipi duhej të mos pësonte gola në këtë mënyrë dhe duhej të rregullohej sa më parë kjo statistikë.

martini

“Nuk është nënvlerësim si pësuam gola. Kjo është e dyta ndeshje që pësojmë gola e duhet riparuar me patjetër, sa kemi pësuar gola deri tani nuk kemi pësuar deri në gjysmën e kampionatit të kaluar. Po shënojmë, por po pësojmë gola. Sot ia dhuruam tre golat kundërshtarit, humbëm top në zotërim ne te i pari. Edhe te i treti, topin e kemi ne e bëhet faull, edhe te i dyti është mosmarrëveshje. Kjo është diçka që duhet zgjidhur se kemi pësuar 5 gola në 2 ndeshje dhe është e pafalshme, e kemi humbur këtë ndeshje për gabimet tona.

Ne kemi treguar gjithmonë se dimë të çohemi në këmbë, reagojmë e kthehem te loja jonë, ndaj kam besim se do të kthehemi shumë shpejt.

Goli i dytë është goditje dënimi nga 50 metra, qendrat nuk janë të vëmendshme, është e pafalshme. Por janë gjëra që ndodhin, ajo që më shqetëson është pësimi i golave. Por kemi humbur shumë topa e dhënë pasime gabim e duhet rikuperuar shumë shpejt se nuk është në topin tonë. Kjo është ajo që më shqetëson e duhet rregulluar.

U dënuam shumë shpejt pas avantazhit tonë dhe jam i sigurt se ai gol na befasoi. Kërkuam të shënonim të tretin dhe shpejtuam lojë, duke bërë gabime individuale në pasime që normalisht nuk i bëjmë, por e thashë që ndoshta ishte ditë e keqe që duhet ta harrojmë shpejt.

E kemi diskutuar gjatë javës se nuk ka vend për nënvlerësim. Janë gabime elementare që duhet t’i korrigjojmë, ndodh të gabosh në ditë të keqe, por duhet t’i korrigjojmë. Sot kemi gabuar të gjithë, duke më përfshirë edhe mua”, tha Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"