Martini: I mërzitur për pikët e lëna, s’kemi parë ekip në Superiore të dominojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 16:13

Martini: I mërzitur për pikët e lëna, s’kemi parë ekip në Superiore të dominojë

Trajneri Edi Martini u pa mjaft i mërzitur pas ndeshjes me Skënderbeun duke theksuar se skuadra e tij humbi dy pikë ditën e sotme, pavarësisht mungesave të shumta. Në prononcimin për SuperSport, Martini u shpreh:

EDI MARTINI

Të metat: ”Ajo që më shqetëson është pësimi i golave, janë naive vijnë nga mungesa e përqendrimit. Arritëm të kthenim rezultatin, por jo ta mbronim. Duhet të jemi më të vendosur për të fituar, gjë që sot nuk e arritëm”.

Mungesat: ‘‘Nuk dua të justifikohem për mungesat, pasi jemi ndërtuar për kampion. Duhet të qarkullonim më shumë pas 2-1 dhe nga frika u kthyem prapa. Këtu përfitoi dhe Skënderbeu që na shënoi deh të dytin. Këtu ata që hyjnë në fushë duhet të japin maksimumin dhe të luajnë më të qetë”.

Mentaliteti: ”Në momentin që je duke shënuar, dhe pjesa tjetër që ishte në lojë duhet të jetë e qetë, Është humbje e madhe mos të kesh 4 lojtarë në formacion, por duhet të menaxhonim më mire. Gabuam pasi pësuam golin e dytë u kujtuam të shkojmë te porta e kundërshtarit. Në momentin që duhen pikë se s’bën hymë në presion, por nuk kemi çfarë bëjmë dhe duhet të pranojmë rezultatet”.

Kalendari i vështirë: ”Fakti ka treguar që maloret i kemi pasur për poshtë, ndërsa ato për poshtë kanë rezultuar malore. Nuk e shoh në këtë prizëm, lufta është krejt e hapur jemi afër njëri-tjetrin. S’kemi pare ekip të dominoje, duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë lojën e fillimit”.

Rezultati: ”Sot kemi humbur dy pike pasi kishim mundësi reale se kishim dhe raste. Na erdhi keq te goditja standard, pasi të ndërrosh katër vetë në formacion ndryshon rreshtimi. Punuam që mos të dëmtoheshim nga topat e gjatë, aty erdhi goli dhe besoj se sot kemi humbur dy pike”.

Kartonët e verdhë: ”Duhet të jemi më të kujdesshëm, por lojtarët që janë pezulluar këtë javë. Duhet të rregullohemi sepse janë gjëra që ndodhin’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"