Martini eviton konferencën para Vllaznisë, Bledar Hodo: Jemi gati për fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 10:18

Martini eviton konferencën para Vllaznisë, Bledar Hodo: Jemi gati për fitoren

Edi Martini është treguar supersticioz para ndeshjes kundër skuadrës së vendlindjes, Vllaznisë. Trajneri shkodran i Teutës ka preferuar të mos bëjë asnjë koment, ndërsa në konferencën e djeshme për shtyp ka dalë krahu i djathtë i tij në staf, Bledar Hodo. Zv.trajneri durrsak pret fitoren ndaj Vllaznisë, ndërsa thekson se skuadra po kalon një formë të mirë.

Hodo

“Në tri ndeshjet e para mund të them se kemi vuajtur vetëm sa i përket rezultatit në shtëpi sepse nëse shikojmë lojën, çunat kanë bërë atë që ne si staf ua kemi kërkuar. Pra, duke nisur nga presingu, zotërimi i topit, goditjet në portë dhe gjithçka kemi kërkuar. Kemi bërë dy ndeshje të mira, por goli është ai që na ka munguar. Tashmë do të luajmë ndaj Vllaznisë dhe sigurisht që është një ndeshje e vështirë. Ne i kemi marrë të gjitha masat për një rezultat pozitiv.

E vlerësojmë Vllazninë për atë që ka bërë në tri ndeshjet e para, por kemi objektivat tona dhe jemi të qartë për atë çfarë do të kërkojmë sot në fushë”, është shprehur fillimisht. I pyetur nga “Panorama Sport” nëse për Teutën është detyrim triumfi, ai shtoi: “Sigurisht që në çdo ndeshje kemi synim fitoren. Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës dhe kanë specifika të veçanta, por unë besoj se do të fitojmë me Vllazninë. Lojtarët janë në formë dhe çdo gjë është ‘OK'”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"