Martini: E gjeta ekipin në luftë për mbijetesë, tani shohim Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 18:14

Martini: E gjeta ekipin në luftë për mbijetesë, tani shohim Europën

Teuta fitoi ndaj Kastriotit duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Pas ndeshjes, trajneri Edi Martini u shpreh i lumtur dhe shtoi se skuadra e tij kërkon Europën.

bandicam 2023-05-21 18-11-51-334

Jam i lumtur sepse çunat dhanë maksimumin edhe pse kishim sstres sepse duhej fitore. Ishte ndeshje e ngarkuar dhe duhej mbyllur më parë se kishim shumë raste. U tremba sepse futbolli është i poshtër pasi Kastrioti kishte shanse

Kur erdha te Teuta e gjeta në vendin e fundit dhe kam pasur 8 pikë. Mendohej mos me rënë nga kategoria dhe ishte objektiv. E arritëm shpejt dhe kjo më motivon për të parë para. Europa ishte tabu kur erdha por djemtë kanë dhënë shpirtin në fushë dhe do të luftojmë deri në fund. E dimë që kemi dy ndeshje të vështira. Do bëjmë çmos të fitojmë Egnatian”, tha Martini për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"