Martini: Dua të çoj në Durrës një kupë për 100-vjetorin e Teutës, Luftëtari do të kthehet shpejt në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 12:59

Martini: Dua të çoj në Durrës një kupë për 100-vjetorin e Teutës, Luftëtari do të kthehet shpejt në Superiore

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka pranuar pas ndeshjes se fitorja në Gjirokastër nuk ishte aq e thjeshtë sa thotë rezultati.

Edi-Martini
“Luftëtari na vuri në vështirësi pjesën e parë, duke na shkurtuar rrezen e veprimit. Pjesën e dytë e interpretuam mirë lojën. Goli na riktheu qetësinë dhe pastaj filluam të administronim lojën. Kjo fitore na vlen shumë për Europën. Objektiv kemi marrjen e një trofeu, kështu që Kupa është synim për ne. Si trajner i Teutës, kam dëshirë që të çoj një kupë në Durrës me rastin e 100-vjetorit”, theksoi Martini pas ndeshjes, ndërsa bëri një koment edhe për Luftëtarin, ku dikur ka luajtur dhe e ka drejtuar.

“Më vjen shumë keq, pasi kam kaluar shumë mirë në qytetin e Gjirokastrës. Trajneri Novi duhet të mendojë dhe të punojë për të ringritur skuadrën me këta çuna. Ai e njeh mirë Kategorinë e Parë dhe besoj do të kthehen shpejt në Superiore”, përfundoi shkodrani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"