Martinez firmos për 5 vite dhe merr numrin 10-të: Interi ishte gjithçka që doja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 17:15

Martinez firmos për 5 vite dhe merr numrin 10-të: Interi ishte gjithçka që doja…

Jam i lumtur, Interi ësh të gjithçka doja”. Mendimet e para, porsa zbriti në aeroportin “Maplensa” (pasditen e së enjtes), të cilat Lautaro Martinez ua ka përcjellë drejtuesve zikaltër dhe Diego Militos (drejtori sportiv i Rejsing), në ditën e tij të parë në Milano. Në mbrëmje, interisti i ri darkoi më pas me “Princin” dhe drejtorin sportiv, Piero Auzilio.

lautaro.imbarco.aeroporto.argentina.2018.750x450

Pasi kaloi mbrëmjen në hotelin e zakonshëm që pret zikaltrit (pranë “San Siro”-s), dita e dytë ka nisur disi herët për argjentinasin: fillimisht i është drejtuar “Coni”-t (Komitetit Olimpik) për t’iu nënshtruar pjesës së parë të vizitave mjekësore rutinë, e më pas është ndalur në klinikën “Humanitas” për të plotësuar procesin e testeve.

Me t’i përfunduar, rreth orës 12:30, argjentinasi ka drekuar në një hotel në qendër të Milanos me menaxherin. U shty, si pasojë, takimi në selinë e zikaltërve ku lojtari mbërriti rreth orës 16:30 në prani të Militos dhe Auzilios për firmën.

Lautaro-Martinez-1024x576

DO KETË 10-ën

“Demi” (kështu e ka pseudonimin), ndërkaq, me sa bëhet e ditur nga “La Gazzetta dello Sport”, do veshë sezonin që vjen numrin 10! Një tjetër tregues që klubi zikaltër synon shumë te një lojtar që në Argjentinë ‘ konsiderohet gati për të veshur fanellën e “Seleccion”-it nga Aguero e Higuain.

Një fanellë me peshë, të cilën megjithatë argjentinasi ka dhënë shenja, edhe me Rejsingun këtë vit në Kupën Libertadores se nuk e ndien aspak presionin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"